“Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet” – përplasje verbale mes Përparim Ramës dhe komandantit Fatmir Balaj

“Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet” – përplasje verbale mes Përparim Ramës dhe komandantit Fatmir Balaj

Written by

in

“Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet” – përplasje verbale mes Përparim Ramës dhe komandantit Fatmir Balaj

Një përplasje verbale ka ndodhur mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe komandantit të Stacionit Policor “Qendra”, Fatmir Balaj, lidhur me punimet për vendosjen e muralit të Shën Nënë Terezës te objekti i Ministrisë së Ekonomisë.

Pak më herët, kryetari Rama doli në një konferencë për media duke deklaruar se punëtorët do të vazhdojnë punën për realizimin e këtij murali, teksa Komuna e Prishtinës insiston se projekti është plotësisht i ligjshëm dhe ka miratimin e Asamblesë së kryeqytetit, përcjell Gazeta Sinjali.

Në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës, e cila po përpiqet të ndalojë punimet me arsyetimin se vepron sipas urdhrit të prokurorit.

Situata është tensionuar kur Rama u bëri thirrje punëtorëve që të vazhdojnë me punime dhe kërkoi t’i dorëzohet urdhri të cilit i referohej policia, ndërsa komandanti i Stacionit “Qendra”, Fatmir Balaj, iu drejtua me fjalët: “Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet”.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në kryeqytet për shkak të përballjes së drejtpërdrejtë mes autoriteteve komunale dhe policisë në terren rreth zbatimit të këtij projekti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali