Kushtrimi dhe Aurora pas dasmës: Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe urimeve pafund

Kushtrimi dhe Aurora pas dasmës: Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe urimeve pafund

Written by

in

Pas dasmës së tyre, Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta, kanë ndarë me ndjekësit një klip me disa momente të bukura nga rrugëtimi i tyre së bashku.

Krahas videos, çifti ka zgjedhur të shprehë mirënjohjen për të gjithë ata që ishin pjesë e natës së veçantë.

“Faleminderit secilit që ishit pjesë e kësaj nate magjike dhe urimeve pafund”, thuhet në postim.

Foto: Instagram

Ata kanë theksuar se kjo mbrëmje do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre, bashkë me njerëzit që e bënë edhe më të veçantë momentin më të çmuar të jetës së tyre.

“Zemrat tona do ta ruajë gjithmonë këtë mbrëmje dhe njerëzit që e bënë edhe më të bukur, momentin më të çmuar të jetës sonë”, thuhet në postimin e çiftit.

Foto: Instagram

Mesazhin e tyre e kanë përmbyllur shkurt, por me shumë emocion: “Dashni”.

Dasma e tyre u karakterizua me atmosferë të zjarrtë, me shumë figura publike që ishin pjesë e ahengut e banorë nga Big Brother. /Telegrafi/