Deputetët e Kuvendi të Kosovës kanë votuar për formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve shqiptarë, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e RTK-së.
Për formimin e Komisionit Ad-Hoc ishin 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, teksa kryesuesi i seancës së sotme, nënkryetari Ardian Gola tha se ky komision tashmë ngarkohet që në përputhje me ligjin për RTK-në t’ia paraqes kuvendit raportin me rekomandime.
Po ashtu, në fund të kësaj seance nuk ka pasur kuorum të votohet që deputetët e Listës Serbe të emërohen në komisione parlamentare.