Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Written by

in

Sipas njoftimit zyrtar, punimet do të nisin me shqyrtimin dhe miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, për të vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga pikat e parapara për shqyrtim është formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Ky komision do të jetë përgjegjës për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.

Në agjendën e seancës është përfshirë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Burimi: RTKLive