
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, projektligji kaloi, tranmseton Klankosova.tv
Parakrakisht, Parlamenti miratoi edhe 12 amandamentet e këtij projektligji.
Në votim morën pjesë deputetët e pozitës, pasi opozita nuk ishte e pranishme në sallë. /Klankosova.tv