Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 66 deputetë votuan për projektligjin, asnjë kundër, ndërsa shtatë deputetë abstenuan.
Mbështetje për projektligjin dhanë deputetët e Aleancës, ndërsa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) abstenuan.
Ndërkaq, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk morën pjesë në votim, me përjashtim të deputetit Rrustem Mustafa, i cili votoi pro projektligjit. /Telegrafi/