Ky buton në lavatriçe ndihmon tharjen më të shpejtë të rrobave gjatë dimrit

Ky buton në lavatriçe ndihmon tharjen më të shpejtë të rrobave gjatë dimrit

Written by

in

Gjatë ditëve të ftohta, tharja e rrobave bëhet një nga punët më të bezdisshme në shtëpi. Sidomos kur jashtë bie shi dhe rrobat duhet të thahen brenda, procesi mund të zgjasë me orë të tëra, madje edhe me ditë.

Megjithatë, ekziston një funksion në shumë lavatriçe që mund ta lehtësojë këtë proces dhe që jo të gjithë e përdorin: Extra Spin.

Ky funksion mund të ndihmojë që rrobat të dalin më pak të lagura nga lavatriçja dhe të thahen më shpejt pasi të varen në tel.

Si funksionon ky funksion?

Pas përfundimit të programit të zakonshëm të larjes, mund të zgjidhni një cikël shtesë rrotullimi, i njohur si “Spin”, “Extra Spin” ose “Drain/Spin”.

Gjatë këtij procesi, kazani i lavatriçes rrotullohet me shpejtësi të lartë dhe largon një pjesë të ujit të mbetur në pëlhura përmes forcës centrifugale.

Kjo do të thotë se rrobat nuk dalin plotësisht të thata, por përmbajnë më pak lagështi dhe kanë nevojë për më pak kohë për t’u tharë.

Sipas ekspertëve të pajisjeve shtëpiake të cituar nga revista Ideal Home, një cikël shtesë rrotullimi mund të ndihmojë ndjeshëm në shkurtimin e kohës së tharjes, veçanërisht gjatë dimrit.

A ndihmon edhe në kursimin e energjisë?

Po, në disa raste. Një cikël shtesë rrotullimi zakonisht konsumon më pak energji sesa përdorimi i një tharëseje elektrike, pasi nuk kërkon ngrohjen e ajrit për të larguar lagështinë.

Kjo mund të jetë një alternativë praktike për familjet që i thajnë rrobat në ambiente të brendshme dhe duan të shmangin përdorimin e shpeshtë të tharëses elektrike.