Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

Written by

in

Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

Një udhëheqës divizioni në Gjykatën Themelore të Prishtinës është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gazeta Insajderi merr vesh se personi i dyshuar është Agim Bytyqi, udhëheqës i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, zyrtari në fjalë, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, dyshohet se ka krijuar dosje fiktive dhe ka vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar “Kontratë për shitblerje”.

Përmes këtyre veprimeve, dyshohet se synohej përfitimi i kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë.

Prokuroria njoftoi se në kuadër të këtij rasti, një shtetasi të Serbisë, me inicialet M.B., i cili aktualisht ndodhet në arrati, dyshohet se i është mundësuar regjistrimi i një prone banesore në emrin e tij në Zyrën Kadastrale në Prishtinë.

Bëhet fjalë për një banesë me sipërfaqe prej 55.89 metrash katrorë, që ndodhet në Zonën Kadastrale të Matiçanit. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi