Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka treguar se pjesëmarrja në spektaklin televiziv i ka sjellë përfitime të mëdha edhe pas përfundimit të aventurës së tij brenda shtëpisë.
I ftuar në emisionin “Big Cast”, me Blinera Vitija në Klan Kosova, këngëtari ka folur për periudhën pas daljes nga reality show, duke zbuluar edhe shifrën e të ardhurave që pretendon se ka realizuar gjatë kësaj kohe.
Sipas Labit, ai ka arritur të fitojë mbi 200 mijë euro, kryesisht përmes angazhimeve muzikore dhe performancave në evente të ndryshme.
– YouTube www.youtube.com
Duket se ekspozimi dhe vëmendja që mori gjatë qëndrimit në BBVK kanë ndikuar edhe në rritjen e kërkesës për paraqitjet e tij muzikore, duke i sjellë më shumë mundësi për të performuar para publikut.
Këngëtari ka lënë të kuptohet se për të eksperienca në Big Brother nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se tashmë është jashtë shtëpisë.
Në njëfarë mënyre, Labi vazhdon ta shijojë vëmendjen që fitoi nga ky format, teksa angazhimet e tij pas spektaklit duket se kanë qenë mjaft të suksesshme.
Deklarata e tij për fitimet mbi 200 mijë euro ka tërhequr vëmendje, duke e bërë pjesëmarrjen në Big Brother një eksperiencë që, sipas vetë artistit, i ka sjellë përfitime të konsiderueshme edhe në aspektin financiar. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com