Portieri gjerman u detyrua të largohej nga fusha në përfundim të pjesës së parë, në minutën e 45-të, për shkak të një problemi fizik që tashmë pritet ta mbajë për një periudhë të gjatë jashtë angazhimeve me skuadrën.
Sipas mediave gjermane, 40-vjeçari ka pësuar një dëmtim në një tendinë të këmbës së djathtë, çka nënkupton se rikthimi i tij në fushë pritet të ndodhë vetëm në vitin 2027.
Kjo mungesë përbën një goditje për trajnerin Vincent Kompany, i cili do të duhet të gjejë alternativa të tjera për të mbrojtur portën e Bayernit gjatë javëve në vijim, në mungesë të kapitenit dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Burimi: RTKLive
