Lajm i keq për Real Madridin para El Clásicos, Courtois në dyshim

Lajm i keq për Real Madridin para El Clásicos, Courtois në dyshim

Written by

in

Lajm i keq për Real Madridin para El Clásicos, Courtois në dyshim

Real Madridi ka marrë një goditje të rëndësishme para përballjes me Barcelonën, pasi portieri Thibaut Courtois nuk është rikuperuar plotësisht nga gripi i rëndë.

Edhe pse klubi madrilen ka njoftuar fillimisht për mungesën e portierit belg, sipas raportimeve të mediave spanjolle, ekziston ende një mundësi që gjendja e tij të përmirësohet para ndeshjes.

Sipas gazetës “Marca”, stafi i Real Madridit do ta vlerësojë gjendjen e tij në orët në vijim, për të vendosur nëse do të udhëtojë drejt Barcelonës.

Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se Courtois pritet të mungojë në këtë përballje të rëndësishme, e cila zhvillohet në “Spotify Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali