Lajme të mira për Barcelonën, Rodri rikuperohet dhe i bashkohet Barcelonës

Lajme të mira për Barcelonën, Rodri rikuperohet dhe i bashkohet Barcelonës

Written by

in

Lajme të mira për Barcelonën, Rodri rikuperohet dhe i bashkohet Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së së dielës kundër Deportivo La Corunas, pasi skuadra do të ketë sërish në dispozicion disa futbollistë të rëndësishëm.

Mesfushori Rodri Hernandez është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor për t’iu bashkuar ekipit në udhëtimin drejt Riazor.

Ai ishte lënduar në fillim të nëntorit, gjatë përballjes me Aston Villan, kur pësoi dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, duke qëndruar jashtë fushave për disa javë.

Megjithatë, rikthimi i tij nuk nënkupton se do të jetë menjëherë titullar. Flick mund të zgjedhë ta aktivizojë gradualisht, në mënyrë që mesfushori të rikthejë formën dhe ritmin e garave.

Përveç Rodrit, Barcelona do të ketë në dispozicion edhe Andreas Christensen dhe Lamine Yamal, të cilët gjithashtu janë rikuperuar.

Në anën tjetër, katalunasit do të vazhdojnë të jenë pa Marc Bernal dhe Alejandro Balde, ndërsa Fermin Lopez mungon për shkak të pezullimit.

Rikthimi i këtyre futbollistëve i jep më shumë alternativa trajnerit Flick në një periudhë të ngarkuar të sezonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali