Lapidari i Jakup Krasniqit në vendlindje, vëllai i tij emocionohet: “M’u rrit zemra kur e pashë” (VIDEO)

Lapidari i Jakup Krasniqit në vendlindje, vëllai i tij emocionohet: “M’u rrit zemra kur e pashë” (VIDEO)

Written by

in

Lapidari i Jakup Krasniqit në vendlindje, vëllai i tij emocionohet: “M’u rrit zemra kur e pashë” (VIDEO)

Negroci i Drenasit, vendlindja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka nderuar figurën e tij me ngritjen e një lapidari.

Përurimi i lapidarit u bë të enjten, ndërsa për emocionet pas këtij gjesti ka folur edhe Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, të realizuar nga gazetarja Endrita Bajrami, ai tha se u emocionua kur pa fotografinë e lapidarit.

Daut Krasniqi u shpreh se ky nderim i takon vendlindjes, pasi, sipas tij, Jakup Krasniqi ka punuar jo vetëm për fshatin, por për tërë Kosovën, njofton Klankosova.tv.

“Çka të bësh për të është mirë. I takon fshatit, se ka punuar për fshatin, jo vetëm për fshatin, por për tërë Kosovën. M’u rrit zemra kur e pashë fotografinë. Një lajm i mirë është për fshatin”, u shpreh ai.