
Skiatorja shqiptare Lara Colturi e ka nisur me rezultat të shkëlqyeshëm sezonin e ri të Kupës së Botës në skitë alpine, duke zënë vendin e dytë në garën e slalomit gjigant në Sölden të Austrisë.
Colturi e përfundoi garën me kohën e përgjithshme prej 2 minutash, 14 sekondash e 83 të qindtash, vetëm 18 të qindtat prapa fitueses Paula Moltzan.
Në vendin e tretë u rendit Emma Aicher, duke kompletuar podiumin e garës hapëse të sezonit.
Në zbritjen e parë, skiatorja që përfaqëson Shqipërinë regjistroi kohën 1:08.05, duke u renditur në pozitën e gjashtë.
Megjithatë, në zbritjen e dytë, Colturi tregoi një paraqitje edhe më të mirë, duke përfunduar me kohën 1:06.78 dhe duke siguruar ngjitjen në podium.
Paraqitja e saj ishte veçanërisht e rëndësishme, pasi la pas disa prej emrave më të njohur të këtij sporti, përfshirë Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast, të cilat nuk arritën të renditeshin në tri pozitat e para.
Me këtë rezultat, Colturi e nis sezonin e ri me një sukses të rëndësishëm, duke dhënë sinjale pozitive për garat e ardhshme të Kupës së Botës në skitë alpine.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali