Largohet një deponi tjetër ilegale e mbeturinave në Pejë

Largohet një deponi tjetër ilegale e mbeturinave në Pejë

Written by

in

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se është larguar edhe një deponi ilegale e mbeturinave në lagjen Dardania 3 në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli-Dalipi ka bërë të ditur se aksioni për largimin e deponive ilegale po vazhdon.

“Aksioni po vazhdon, sepse Kosovën tonë e duam të pastër e të gjelbër”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/