
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi ku shihen reperi Ledri Vula dhe këngëtarja Bebe Rexha duke ecur dorë për dore.
Megjithatë, fotografitë dyshohet se janë të krijuara ose të manipuluara me inteligjencë artificiale.
Për këtë çështje u diskutua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku u bë thirrje që fotografitë dhe përmbajtjet e publikuara në rrjetet sociale të verifikohen para se të besohen apo shpërndahen.
Në studio u ngrit edhe shqetësimi se imazhet e krijuara me AI po bëhen gjithnjë e më realiste dhe më të vështira për t’u dalluar, duke e bërë më sfiduese për qytetarët identifikimin e përmbajtjeve të rreme./Klankosova.tv