
Ditë më parë erdhi lajmi i mirë që Lela dhe Leo – dyshja që u takuan e u dashuruan brenda shtëpisë së BBVK, janë kthyer përsëri bashkë.
Pastaj Lela e bëri edhe një postim që po kthehet për të jetuar në Kosovë për një projekt televiziv. Por, nëse për shumë fytyra publike kjo përdoret vetëm si justifikim e për t’u përfolur, për Lelën është e vërtetë ajo që po ndodh.
Prive KlanKosova e konfirmon se Lela do jetë paneliste e përjavshme në emisionin “Sol” në KlanKosova, sezoni i ri i të cilit fillon nesër (e diel) nën moderimin e prezantueses Diellza Daka.
Pra, fotografitë e shpërndara nuk janë vetëm për të treguar se Lela ishte mysafire në “Sol”, por se ajo është bërë pjesë e familjes së madhe të Klan Kosovës.
Për më shumë, ndiqni videon: