LEX – Arrestohet i dyshuari për grabitjen e filialit të “RIA”-s, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

LEX – Arrestohet i dyshuari për grabitjen e filialit të “RIA”-s, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

Written by

in

LEX – Arrestohet i dyshuari për grabitjen e filialit të “RIA”-s, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për grabitjen e filialit të kompanisë “RIA” në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, rast për të cilin Gazeta Sinjali raportoi më 11 tetor.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarit me inicialet Ç.Zh., si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë, grabitja ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta”, në një filial të kompanisë “RIA”, ku i dyshuari, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, dyshohet se ka marrë rreth 8 mijë euro.

Burimet e Sinjalit raportuan se i dyshuari kishte hyrë në filial rreth orës 15:10 dhe kishte kanosur punëtoren, duke i kërkuar t’ia dorëzonte paratë. Sipas deklarimit të viktimës, nga frika dhe paniku ajo nuk kishte arritur të reagonte, ndërsa i dyshuari dyshohet se i kishte marrë vetë paratë nga dollapi ku mbaheshin ato.

Pas grabitjes, i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur dhe kishte qenë në arrati deri më 15 tetor, kur u arrestua nga Policia e Kosovës.

“Me këto veprime i pandehuri Ç.Zh. ka kryer veprën penale ‘Grabitja’ nga neni 317, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa kërkesa për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh i është paraqitur gjykatës.

/GazetaSinjali/

The post LEX – Arrestohet i dyshuari për grabitjen e filialit të “RIA”-s, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali