LEX | Brendon Ajazaj dënohet me 5 vjet e 6 muaj burgim për tentim-vrasjen e Uliks Ferizit

LEX | Brendon Ajazaj dënohet me 5 vjet e 6 muaj burgim për tentim-vrasjen e Uliks Ferizit

Written by

in

LEX | Brendon Ajazaj dënohet me 5 vjet e 6 muaj burgim për tentim-vrasjen e Uliks Ferizit

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar Brendon Ajazajn me pesë vjet e gjashtë muaj burgim efektiv për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, në rastin e plagosjes së Uliks Ferizit në lagjen “Jarina”.

Departamenti i Krimeve të Rënda shpalli aktgjykimin më 23 nëntor 2026 në lëndën PKR.nr.58/25. Trupi gjykues, i kryesuar nga Armend Lokaj, me anëtarë Arben Mustafajn dhe Veton Ademajn, e rikualifikoi veprën nga “Vrasje e rëndë në tentativë” në “Vrasje në tentativë”. Për këtë vepër dhe për armëmbajtje pa leje, gjykata i shqiptoi Ajazajt dënim unik.

Në të njëjtën lëndë, E.H. u dënua me një vit burgim efektiv për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Gjykata ia vazhdoi Ajazajt paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, me kufi kohëzgjatjen e dënimit të shqiptuar. Të dy të pandehurit u obliguan t’i paguajnë veçmas shpenzimet e procedurës penale, ndërsa i dëmtuari u udhëzua që kompensimin ta kërkojë në procedurë civile.

Gazeta Sinjali kishte raportuar për plagosjen e Ferizit më 22 dhjetor 2025. Sipas aktakuzës, Ajazaj kishte shtënë pesë herë në drejtim të tij. Ferizi ishte goditur nga tre plumba dhe, pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Pejës, ishte dërguar në QKUK.

Ajazaj ishte vetëdorëzuar në Polici më 2 janar 2026. Sipas Policisë, ai kishte dorëzuar edhe armën që dyshohej se ishte përdorur në rast, bashkë me tre fishekë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali