LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

Written by

in

LEX | Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim, arrest shtëpiak për zyrtarin që dyshohet se keqpërdori pozitën zyrtare

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj arrest shtëpiak të pandehurit M.B., i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton Gazeta Sinjali.

Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda e refuzoi si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, arresti shtëpiak u vlerësua si masë e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale dhe për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës.

Gjykata e ka ngarkuar Stacionin Policor në Lipjan ta mbikëqyrë zbatimin e masës dhe ta njoftojë menjëherë për çdo shkelje. Nëse M.B. nuk e respekton aktvendimin, masa e arrestit shtëpiak do të zëvendësohet me paraburgim.

Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj aktvendimit në Gjykatën e Apelit.

M.B. prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali