LEX | Gjyqtari Leon Përlaska merr drejtimin e gjykimit për sulmin në Ibër-Lepenc, sot seanca ndaj tre të akuzuarve

LEX | Gjyqtari Leon Përlaska merr drejtimin e gjykimit për sulmin në Ibër-Lepenc, sot seanca ndaj tre të akuzuarve

Written by

in

LEX | Gjyqtari Leon Përlaska merr drejtimin e gjykimit për sulmin në Ibër-Lepenc, sot seanca ndaj tre të akuzuarve

Gjykimi për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit pritet të vazhdojë sot, më 11 nëntor, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Lënda i ka kaluar gjyqtarit Leon Përlaska, i cili do ta kryesojë trupin gjykues.

Në këtë rast të akuzuar janë vëllezërit Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq. Të tre janë deklaruar të pafajshëm në shqyrtimin fillestar.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues përmes dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, në lidhje me veprën penale të kryerjes së veprës terroriste, si dhe për armëmbajtje pa leje. Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh, ndërsa Igor Dimoviq akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, shpërthimi dëmtoi rëndë kanalin, ndërpreu furnizimin me ujë të pijshëm dhe rrezikoi prodhimin e energjisë elektrike. Prokuroria e vlerëson dëmin ndaj ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” në mbi 376 mijë euro.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali