LEX | “I përgjakur dhe duke rezistuar” – dëshmitarja rrëfen rrëmbimin e Ilirian Sekiraqës nga një veturë në tjetrën

LEX | “I përgjakur dhe duke rezistuar” – dëshmitarja rrëfen rrëmbimin e Ilirian Sekiraqës nga një veturë në tjetrën

Written by

in

LEX | “I përgjakur dhe duke rezistuar” – dëshmitarja rrëfen rrëmbimin e Ilirian Sekiraqës nga një veturë në tjetrën

Në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për rrëmbimin e Ilirian Sekiraqës në fshatin Obrançë, një dëshmitare ka përshkruar momentin kur ai po kalohej nga një veturë në tjetrën, i përgjakur dhe duke rezistuar.

Në këtë rast, Meriton Krasniqi, Arben Hoxha, Sara Dobradiqi dhe Bleona Beqiri akuzohen për veprën penale “Rrëmbimi”, sipas nenit 191, paragrafit 2, pikave 2.2 dhe 2.3 të Kodit Penal.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor është hapur nga gjyqtari Gent Beka. Gjatë saj, gjyqtari ka konstatuar se ka lëshuar urdhëresë për verifikim lidhur me Sekiraqën, i cili në këtë çështje ka edhe cilësinë e dëshmitarit dhe ndaj të cilit ka urdhërarrest aktiv.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka deklaruar se ka siguruar prova të mjaftueshme, të cilat, sipas saj, do të vërtetojnë se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të kalojë në administrimin e provave.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali