LEX | Nën hetime për keqpërdorim të detyrës, Përparim Rama intervistohet si i pandehur nga Prokuroria Speciale

LEX | Nën hetime për keqpërdorim të detyrës, Përparim Rama intervistohet si i pandehur nga Prokuroria Speciale

Written by

in

LEX | Nën hetime për keqpërdorim të detyrës, Përparim Rama intervistohet si i pandehur nga Prokuroria Speciale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Prokuroria Speciale ka konfirmuar se hetimet në këtë rast janë duke vazhduar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila ka bërë të ditur se kryetari i Prishtinës është marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal ‘Arkitekti i Kryeqytetit’, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka deklaruar Luta në një përgjigje me shkrim.

Sipas saj, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë veprime të tjera hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka theksuar ajo.

Konfirmimi i Prokurorisë Speciale tregon se Rama është përfshirë në procedurën hetimore në cilësinë e të pandehurit, ndërsa deri më tani, nga informacionet e bëra publike, nuk rezulton të jetë konfirmuar ngritja e ndonjë aktakuze ndaj tij në këtë rast.

Hetimet për rastin “Arkitekti i Kryeqytetit” vazhdojnë, ndërsa mbetet të shihet nëse Prokuroria Speciale do të ndërmarrë veprime të tjera procedurale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali