LEX | Nga lidhja e dashurisë te akuza për trafikim me njerëz – Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Bislim Sylës

LEX | Nga lidhja e dashurisë te akuza për trafikim me njerëz – Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Bislim Sylës

Written by

in

LEX | Nga lidhja e dashurisë te akuza për trafikim me njerëz – Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Bislim Sylës

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, këtë të enjte janë dhënë fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Bislim Sylës, i cili akuzohet për veprën penale të trafikimit me njerëz.

Syla akuzohet se e kishte detyruar të dëmtuarën A.S. të kërkonte lëmoshë, ndërsa sipas pretendimeve të paraqitura në këtë rast, mes tyre kishte ekzistuar edhe një lidhje dashurie.

Seanca gjyqësore është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Fatime Dërmaku, ndërsa me paraqitjen e fjalëve përfundimtare është përmbyllur shqyrtimi gjyqësor.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për nesër, më 16 tetor 2026, kur pritet të bëhet e ditur vendimmarrja e gjykatës lidhur me akuzën ndaj Sylës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Nga lidhja e dashurisë te akuza për trafikim me njerëz – Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Bislim Sylës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali