LEX | Një muaj paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e djalit të tij në Gjilan

LEX | Një muaj paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e djalit të tij në Gjilan

Written by

in

LEX | Një muaj paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e djalit të tij në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim Brahim Demirit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, Adonis Demirit, dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në kërkesën për paraburgim, Prokuroria pretendon se ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, pas mesnatës, në shtëpinë e familjes në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Sipas dyshimeve të paraqitura nga Prokuroria, Brahim Demiri, pas një konflikti fizik me të birin, Adonis Demirin, dyshohet se e ka privuar atë nga jeta.

Ndërkohë, në të njëjtën shtëpi ishte gjetur pa shenja jete edhe një fëmijë, D.D., me shenja dhune, në shtratin e babait të saj, tashmë të ndjerit Adonis Demiri. Në vendin e ngjarjes, sipas kërkesës së Prokurorisë, ishin vërejtur edhe njolla gjaku.

Prokuroria dyshon se nga këto veprime janë privuar nga jeta dy anëtarë të së njëjtës familje.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke theksuar rrezikun që i pandehuri, po të lihej i lirë, të mund të ndikonte te dëshmitarët me qëllim të koordinimit të deklarimeve dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të dyshuara.

Brahim Demiri dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali

Burimi: Sinjali