LEX | Sot vazhdon gjykimi për vdekjen tragjike të Auron Thaqit në Prizren

LEX | Sot vazhdon gjykimi për vdekjen tragjike të Auron Thaqit në Prizren

Written by

in

LEX | Sot vazhdon gjykimi për vdekjen tragjike të Auron Thaqit në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot do të vazhdojë seanca gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes tragjike të të riut Auron Thaqi.

Seanca është paraparë të nisë nga ora 10:00.

Në këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Auron Thaqi ndërroi jetë më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë. Ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Seanca e sotme pritet të jetë vazhdim i procedurave gjyqësore lidhur me këtë rast tragjik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali