
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00, ka njoftuar Zyra për Media e këtij institucioni.
Seanca u ndërpre sot pasi deputetët nuk u kthyen në sallë pas pauzës edhe gjysmë ore prej kur ishte në plan të riniste ajo nga ora 14:00.
Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, e shtyu seancën, duke i kritikuar deputetët.
“Kuvendi i vazhdon punimet nesër në ora 11:00. Nuk është serioze gjysmë ore pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Nuk kam mundësi me funksionu dhe me prit deri në pafundësi”, ka thënë Haxhiu.
Pikë e rendit të ditës së kësaj seance u shtua edhe kërkesa e PDK’së për shqyrtim për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Burimi: Insajderi