Ligji për Gjykatën Speciale arrin në Presidencë, Shiroka-Pula pritet të ndërmarrë veprimet brenda afatit ligjor

Written by

in

Presidenca e Kosovës ka pranuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Justina Shiroka-Pula.

Ai ka bërë të ditur se presidentja do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar me ligj.

“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina.

Ligji i është përcjellë Presidencës pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa hapi i radhës pritet të ndërmerret nga presidentja brenda afatit ligjor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ligji për Gjykatën Speciale arrin në Presidencë, Shiroka-Pula pritet të ndërmarrë veprimet brenda afatit ligjor appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali