
Kosova e mbyll një javë të trazuar politike me zgjedhjen e presidentes së re dhe miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Por beteja nuk ka përfunduar ende. Tani në fokus është kushtetueshmëria e Ligjit dhe mundësia e kontestimit të tij në Gjykatë, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Vullnet Krasniqi thotë se kushtetueshmëria e Ligjit për Specialen, sipas tij, është dashur të gjendet më përpara.
“Njerëzit që kanë ditur ta lexojnë, kanë mundur ta kuptojnë që kjo nuk ka të bëjë me ndonjë ndikim juridik, sa ka të bëjë me një armë politike, kartë politike. Dje kam nejt me disa njerëz të PDK-së, që kanë shpjegu. Disa prej tyre kanë thënë që e kanë ditur që nuk ka me pasë ndikim, por kemi pasur interes nisjen e një dialogu politik me BE-në”, tha gazetari në Klan Kosova.
Sipas tij, brenda PDK-së ekziston një bindje e fortë që duhet bërë ‘problem’ për Bashkimin Evropian në mënyrë që të niset një dialogim për Gjykatën Speciale.