
Gazetari Lirim Mehmetaj ka treguar në emisionin “Debat Plus” rrethanat e mosmarrëveshjes me familjen Geci, duke pretenduar se është kërcënuar pas një postimi të tij për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Mehmetaj ka deklaruar se të dielën është kontaktuar nga ish-deputeti Gani Geci, i cili, sipas tij, i ka kërkuar ta largojë ose ta ndryshojë postimin.
Gazetari ka thënë se ka refuzuar ta fshijë publikimin, ndërsa më pas, sipas rrëfimit të tij, përfaqësues të familjes Geci i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë kërcënuar për të njëjtën çështje.
“Prej familjes Geci më kanë kontaktu dje, më kanë thënë me e hjek postimin, kam thënë jo – njëherë me të mirë, pastaj kanë vazhduar me forma tjera”, ka deklaruar Mehmetaj.
Ai ka sqaruar se mosmarrëveshja lidhet me një publikim të Fatos Gecit, në të cilin, sipas Mehmetajt, deputeti ua kishte atribuar Hashim Thaçit dhe të tjerëve 144 vrasje. Gazetari ka pretenduar se ky pohim nuk qëndron.
Mehmetaj ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur në Polici dhe se nuk ka ndërmend ta largojë postimin.
“Unë mangup nuk jam. I jam drejtuar institucioneve policore ku e kam lajmëruar rastin”, ka thënë ai.
Ndërkohë, moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka deklaruar gjatë emisionit se Gani Geci, të cilin Mehmetaj e ka lidhur me rastin e raportuar, ndodhej në parkingun e objektit të televizionit.
Deri në këtë raportim, në materialin e paraqitur nuk ka një qëndrim nga Gani Geci apo familja Geci lidhur me pretendimet e gazetarit.
injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Lirim Mehmetaj thotë se u kërcënua nga familja Geci pas një postimi për Fatos Gecin, rastin e denoncon në Polici appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali