Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Written by

in

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës sëMaqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43 % në raport me vendimin e datës 9.11.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,998 den/kg dhe do të jetë 48,314 den/kg.

Në vendimin e KRrE-së është zbatuar vendimi i Qeverisë për shumën e ulur të TVSh-së për derivatin e naftës EURODIZEL (D-E V) në shumë prej 10% dhe është zbatuar shuma e ulur të akcizës prej 1,00 den/l për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe shumën e ulur të akcizës prej 4,00 den/l për EURODIZELIN (D-Е V).

Nga data 17.11.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 92,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 100,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 48,314 (denarë/kilogram).