Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

Written by

in

Kandidati i Listës së Studentëve për deputet në Kuvendin e Serbisë, Jugosllav Gashiq deklaroi se kjo listë nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe, të cilën e konsideron pjesë të sistemit politik të Partisë Progresive Serbe (SNS) në Kosovë.

Në një deklaratë për Radio Kim, Gashiq vlerësoi se Lista Serbe ka vepruar në interes të SNS-it dhe i përshkroi rezultatet e saj në Kosovë si katastrofike.

“Lista Serbe ka qenë kontraktor i SNS-it në territorin e Kosovës, me rezultate absolutisht katastrofike. Ne nuk duam asnjë kontakt dhe asnjë lloj bashkëpunimi me ta”, tha Gashiq.

Duke folur për rezultatet zgjedhore, ai vlerësoi se ato paraqesin një goditje serioze politike për Listën Serbe dhe se përfaqësuesit e saj tani janë më shumë të shqetësuar për të ardhmen e tyre politike sesa për funksionimin e mëtejshëm të partisë.

Gashiq gjithashtu akuzoi Listën Serbe se për vite me radhë ka përdorur presion dhe shantazh për të siguruar mbështetjen e votuesve.

“Ata e humbën ndjenjën e realitetit dhe menduan se në këtë mënyrë do të fitonin me siguri”, përfundoi Gashiq.

Burimi: Dukagjini