Lista Studentore shpall fitoren në zgjedhje, festime në rrugët e Beogradit

Lista Studentore shpall fitoren në zgjedhje, festime në rrugët e Beogradit

Written by

in

Lista Studentore “Studentët fitojnë” ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare, pasi Aleksandar Vuçiq njoftoi se SNS-ja i ka humbur zgjedhjet.

Në shtabin zgjedhor të studentëve kanë nisur festimet me thirrjet “Fitore, fitore” dhe “Vazhdo, vazhdo”, ndërsa studentët dhe kandidatët e listës kanë festuar nën tingujt e muzikës.

Profesori Dejan Shoshkiq, i cili foli nga shtabi zgjedhor, shprehu kënaqësinë për rezultatin zgjedhor.

“Jam krenar. Faleminderit të gjithëve. E prisja një fitore kaq bindëse”, tha Shoshkiq.

Festimet më pas u përhapën edhe në qendër të Beogradit, ku u mblodhën qindra qytetarë. U ndezën flakadanë, ndërsa në rrugë u dëgjuan sirenat dhe boritë e automjeteve.

Në shtabin e Listës Studentore është njoftuar se së shpejti priten deklarime të tjera.

Burimi: RTKLive