Liverpooli identifikon dy emra të njohur si zëvendësues të mundshëm të Alisson

Liverpooli identifikon dy emra të njohur si zëvendësues të mundshëm të Alisson

Written by

in

Liverpooli ka identifikuar portierin e Brightonit, Bart Verbruggen, si një nga objektivat kryesorë të transferimeve, pasi drejtuesit e klubit po përgatiten për largimin e mundshëm të portierit të tyre afatgjatë, Alisson Becker. Përveç 24-vjeçarit holandez, klubi anglez po monitoron edhe portierin e Aston Villës, Zion Suzuki, si një alternativë të mundshme për të ardhmen.

Sipas TEAMtalk, Liverpooli ka nisur të vëzhgojë aktivisht portierë që mund ta zëvendësojnë Alissonin në planin afatgjatë, pasi kontrata aktuale e brazilianit në Anfield skadon në vitin 2027.

Javën e kaluar u raportua se edhe portieri i Kombëtares së Japonisë, Zion Suzuki, ishte në listën e kandidatëve. Megjithatë, transferimi i tij nga Aston Villa pritet të jetë i vështirë, pasi ai iu bashkua klubit verën e kaluar dhe ka kontratë deri në vitin 2031.

Për këtë arsye, Verbruggen shihet nga drejtuesit e rekrutimit si një opsion ideal për t’i garantuar Liverpoolit stabilitet afatgjatë dhe cilësi të nivelit të lartë në portë.

Holandezi ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2028 dhe këtë sezon është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së trajnerit Fabian Hurzeler. Ai ka regjistruar numrin më të lartë të portave të paprekura në Ligën Premier, së bashku me një tjetër portier, duke ndihmuar Brightonin të ngjitet në vendin e dytë të tabelës.

Megjithatë, nëse Liverpooli vendos të konkretizojë interesimin, do të përballet me konkurrencë të fortë nga Real Madridi, i cili po e vlerëson Verbruggenin si një pasues të mundshëm të Thibaut Courtois.

Sipas raportimit, holandezi do ta kishte shumë të vështirë ta refuzonte një ofertë nga Santiago Bernabeu, nëse klubi madrilen do të bënte një lëvizje konkrete, pasi një transferim i tillë do të përfaqësonte një mundësi që mund t’i paraqitet vetëm një herë në karrierë.

Ndërkohë, edhe rivalët e Ligës Premier, Chelsea dhe Manchester United, vazhdojnë ta pëlqejnë portierin 24-vjeçar. Interesim për të ka shfaqur edhe Bayern Munichu, i cili e ka përcjellë zhvillimin e tij dhe më parë ka bërë kontakte për të mësuar më shumë rreth situatës së tij./Telegrafi/