Liverpooli synon transferimin e sensacionit 17-vjeçar të Ajaxit në janar

Liverpooli synon transferimin e sensacionit 17-vjeçar të Ajaxit në janar

Written by

in

Liverpooli po përgatit një ofertë në afatin kalimtar të janarit për talentin 17-vjeçar të Ajaxit, Abdellah Ouazane, me synimin për të përforcuar repartin ofensiv dhe për t’i ofruar mbështetje Florian Wirtzit.

Drejtuesi i rekrutimit, Julian Ward, po përshpejton planet për të përforcuar skuadrën dhe Ouazane, i cili është tifoz i Liverpoolit që nga fëmijëria, është shndërruar në një objektiv serioz për klubin anglez.

Sipas Anfield Watch, Liverpooli e ka përfshirë Ouazanen në listën e objektivave, së bashku me Wael Mohyan dhe Gilberto Moran, teksa kërkon një alternativë të besueshme për Wirtzin.

Edhe pse klubi është i kënaqur me formën e fundit të futbollistit gjerman, Ward e di se ai nuk mund ta bartë i vetëm gjithë barrën krijuese të skuadrës. Për këtë arsye, “Të Kuqtë” po intensifikojnë përpjekjet për të siguruar një përforcim në pozitën e organizatorit të lojës gjatë afatit kalimtar të janarit.

I konsideruar si një nga talentet më premtues që ka dalë nga akademia e famshme e Ajaxit në dekadën e fundit, Ouazane tashmë ka shkruar histori me klubin dhe kombëtaren e tij.

I gjatë 1.83 metra, 17-vjeçari është golashënuesi i katërt më i ri në historinë e Ajaxit në Eredivisie gjatë këtij shekulli, si dhe golashënuesi më i ri në historinë e kombëtares së Marokut.

Interesimi për Ouazanen është pjesë e planeve të Liverpoolit për të ndërtuar një skuadër të re dhe konkurruese, me synimin për të krijuar një ekip dominues në vitet e ardhshme, pas periudhës së vështirë nën drejtimin e Arne Slot.

Me afrimin e afatit kalimtar të janarit, Ward duhet të vendosë nëse do të bëjë një ofertë zyrtare për Ouazanen apo do t’i drejtohet alternativave të tjera, Mohya dhe Mora./Telegrafi/