
Liverpooli po e ndjek me shumë kujdes mbrojtësin e talentuar të Brightonit, Luka Vuskovic, dhe e ka përfshirë 19-vjeçarin në listën e objektivave kryesorë për afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e “The Reds” po e monitorojnë rregullisht paraqitjen e qendërmbrojtësit të ri, i cili po shkëlqen në Premier League dhe shihet si një investim i madh për të ardhmen e repartit defensiv në “Anfield”.
Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë aspak i lehtë për gjigantin anglez. Vuskovic ka një kontratë afatgjatë me Brightonin të vlefshme deri në vitin 2031 dhe nuk disponon asnjë klauzolë lirimi për verën e ardhshme. Për këtë arsye, kartoni i tij vlerësohet aktualisht rreth shifrës marramendëse prej 100 milionë eurosh.
Përveç çmimit të lartë, Liverpooli përballet edhe me dëshirën personale të lojtarit. Edhe pse Vuskovic ndihet shumë i lumtur te Brightoni nën urdhrat e trajnerit Fabian Hürzeler, ëndrra e tij e madhe mbetet që një ditë të veshë fanellën e Real Madridit.