Llapi përforcohet me ish-lojtarin e Ajaxit dhe Sivassporit

Llapi përforcohet me ish-lojtarin e Ajaxit dhe Sivassporit

Written by

in

Llapi përforcohet me ish-lojtarin e Ajaxit dhe Sivassporit

Llapi ka përforcuar skuadrën me sulmuesin holandez Queensy Menig, i cili ka luajtur më parë për klube të njohura si Ajaxi dhe Sivasspori në Turqi.

31-vjeçari i është bashkuar klubit nga Podujeva si lojtar i lirë, duke sjellë përvojë nga futbolli holandez, turk dhe ai serb.

Menig ka zhvilluar pesë ndeshje me ekipin e parë të Ajaxit, për të cilin ka shënuar një gol. Ndërsa te Sivasspori ka regjistruar gjashtë gola në 28 paraqitje.

Sulmuesi holandez, i cili ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U21 të Holandës, nga viti 2021 deri më 2024 ka luajtur për Partizanin e Beogradit.

Gjatë aventurës së tij te klubi serb, Menig ka shënuar 22 gola dhe ka regjistruar 22 asistime në 108 ndeshje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali