Llapi synon fitoren e parë si vendas në ndeshjen ndaj Vushtrrisë, formacionet zyrtare

Llapi synon fitoren e parë si vendas në ndeshjen ndaj Vushtrrisë, formacionet zyrtare

Written by

in

Llapi dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të vushtrriasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti, nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës ka gjashtë humbje në po kaq ndeshje këtë sezon si vendas dhe synon ta marrë fitoren e parë para tifozëve të vetë, pikërisht në ndeshjen ndaj vendit të fundit, Vushtrrisë.

Në anën tjetër, ekipi i Fitim Llapashticës ka 12 humbje nga 13 ndeshje këtë sezon, por synon t’i bëjë problem Llapit dhe t’i marrë pikë në këtë përballje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Grote; Mulalic, Aliu, Ajvazi, Selimaj; Ramadani, Kolgeci, Hetemi; Kqiku, D’Almeida, Yahaya;

Vushtrria: Isufi; Spahiu, Miftari, Ajdini, Emini; Behrami, Bahtiri; Maxhuni, Shurdhiqi, Demiri; Statovci;

/Telegrafi/