
Nikoqir po dihet se është Prishtina, veç kush është i zoti i Lojërave Mesdhetare 2030, mbetet ende e paqartë.
Qeveria në njërën anë e Komuna në tjetrën, po hedhin akuza mes veti për obligimet që s’po kryhen, raporton Klan Kosova.
E këto mosmarrëveshje, sipas të parit të kryeqytetit, po e vënë në pikëpyetje mbajtjen e kësaj ngjarje që është fort me rëndësi për komitetin sportiv.
Madje për këtë pretendim, Përparim Rama thotë se e pranoi një e-mail këtë të enjte.
Veçse as komunikimet e as letra u tha se nuk i shkuan veç qeveritarëve.
I pari i Sportit dhe Rinisë, thekson se i pari i komunës letrën e mori nga komiteti i Lojërave Mesdhetare, më shumë në formë shqetësimi.
Ndiqeni kronikën për detaje: