Lushaku i kërkon Kurtit shkarkime për rastin e Arlindës: A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?

Lushaku i kërkon Kurtit shkarkime për rastin e Arlindës: A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?

Written by

in

Lushaku i kërkon Kurtit shkarkime për rastin e Arlindës: A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas publikimit të bisedës së Arlinda Zekajt me zyrtarin policor Faruk Muçolli, në të cilën ajo kërkonte zbatimin e vendimit të gjykatës për takimin me djalin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ka kritikuar mënyrën se si institucionet janë marrë me kërkesën e Arlindës, duke e cilësuar rastin si dëshmi të dështimit për t’i garantuar një nëne të drejtën e saj.

Në bisedën e publikuar nga emisioni MAT, Arlinda kërkonte respektimin e vendimit gjyqësor, ndërsa polici Faruk i përgjigjej se vendimi interpretohej ndryshe nga ana e tyre dhe se obligimi i policisë ishte vetëm ta shoqëronte deri në shtëpi.

Lushaku ka reaguar ashpër ndaj kësaj situate, duke theksuar se Arlinda po kërkonte nga shteti zbatimin e një vendimi gjyqësor dhe të drejtën për ta takuar të birin.

“Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin! Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar Lushaku.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi institucionale, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit me thirrjen për shkarkime.

Postimi i plotë:

Miëmëngjesi!

Në këtë video Arlinda po e lutë policin që me respektu vendimin e gjykatës në të

cilin është pika , që djalini takon asaj. Polici Faruk, i thotë se na e lexojna ndyshe vendimin, na e kena obligim veq deri te shpija me të qu.

Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin!

Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin!

Shkarkime, o kryeministër!

A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali