
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit për mandatin aktual qeverisës në këtë komunë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani, i cili ka njoftuar se marrëveshja mes dy subjekteve politike është nënshkruar zyrtarisht.
Sipas Shabanit, marrëveshja është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe është arritur mbi parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të këtij koalicioni, LDK-ja do të marrë drejtimin e katër drejtorive komunale, si dhe pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Shabani ka theksuar se ky bashkëpunim synon zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve gjatë mandatit aktual.
Burimi: Insajderi