Macja përpiqet ta ushqejë lodrën me ushqim

Macja përpiqet ta ushqejë lodrën me ushqim

Written by

in

Një kotele ka tërhequr vëmendjen me një veprim të veçantë, teksa për disa minuta përpiqet ta ushqejë lodrën e saj të preferuar me ushqimin e vet.

Momenti është regjistruar nga një ushqyes automatik, i cili ka kapur përpjekjet e kotele­s për të ndarë ushqimin me lodrën, sikur ajo të ishte një kafshë e vërtetë.

Pamjet dëshmojnë edhe një herë sjelljet e veçanta dhe instinktet e kujdesit që mund të shfaqin kafshët shtëpiake, duke e kthyer këtë moment të zakonshëm në një skenë të ëmbël. /Telegrafi/