Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në Francë

Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas trazirave në Francë

Written by

in

Nuñez ia ofroi dorëheqjen presidentit pas kritikave për reagimin e autoriteteve ndaj protestave të 17 tetorit, të cilat u shoqëruan me përleshje, vandalizëm dhe plaçkitje.

“Unë jam ministri i Brendshëm dhe jam përgjegjës për gjithçka që ndodh në terren”, deklaroi Nuñez në një intervistë për radion France Inter, duke shpjeguar arsyet e vendimit të tij.

Ai pranoi se në disa qytete policia kishte humbur kontrollin e situatës dhe se kishte pasur mangësi në parashikimin e përmasave të protestave dhe në vendosjen e forcave të sigurisë.

Sipas njoftimit të Pallatit Élysée, Macron e refuzoi dorëheqjen për të garantuar vazhdimësinë e komandimit të forcave të rendit në situatën aktuale.

Presidenti i kërkoi ministrit të propozojë sa më shpejt masa të reja për të ndalur dhunën dhe plaçkitjet, si dhe të sigurojë transparencë lidhur me dështimet në parashikimin dhe mbledhjen e informacioneve që paraprinë trazirat.

Ndërkohë, kryeministri Sébastien Lecornu pritet të drejtojë një mbledhje ndërministrore për menaxhimin e krizës.

Protestat u zhvilluan kundër rritjes së kostos së jetesës dhe përkeqësimit të shërbimeve publike. Sipas autoriteteve franceze, rreth 2 400 persona u arrestuan në lidhje me ngjarjet.

Burimi: RTKLive