Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka cilësuar si “sulm terrorist racist” një sulm me armë zjarri në një periferi të Parisit, ku një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën.
Macron tha se sulmi përbën një “pikë kthese në jetën e Republikës dhe kombit tonë”, duke theksuar se “kjo nuk ka vend në Francë”.
Të premten ndodhën disa sulme me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, fillimisht në Trappes, në jugperëndim të Parisit, e më pas në La Verrière, një zonë aty pranë. Në mesin e të plagosurve ishte edhe një vajzë 12-vjeçare.
Sipas zyrtarëve, sulmi zgjati afro 15 minuta. Tre persona pësuan lëndime të rënda, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Motivi i sulmit mbetet i paqartë, por Prokuroria Kombëtare Antiterroriste (PNAT) tha se ngjarja dyshohet të jetë “vrasje në kuadër të një ndërmarrjeje terroriste”.
PNAT e identifikoi të dyshuarin si Kevin T. dhe bëri të ditur se ai kishte katër dënime të mëparshme penale, raporton BBC.
Burimi: RTKLive
