Ndeshja e zhvilluar të enjten ka përfunduar me nga një gol për të dyja skuadrat, të cilat para kësaj përballjeje kishin pikë të barabarta në krye të tabelës.
Malisheva ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e nëntë, kur Ibishi ka shënuar për 1:0.
Prishtina ka reaguar në pjesën e dytë dhe e ka barazuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë. Diatta ka qenë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ia siguruar skuadrës kryeqytetase një pikë në këtë përballje.
Me këtë barazim, Malisheva dhe Prishtina kanë shkuar në kuotën e njëzet pikëve. Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën për shkak të pozitës më të mirë, ndërsa Prishtina renditet e dyta.
Burimi: RTKLive
