Malisheva mund Drenicën, vazhdon të kryesojë Superligën

Malisheva mund Drenicën, vazhdon të kryesojë Superligën

Written by

in

Përballja e zhvilluar të shtunën në Skënderaj u vendos nga dy golat e mysafirëve, të cilët u treguan më efikasë përballë portës dhe arkëtuan tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Malisheva kaloi në epërsi në minutën e 35-të, kur Dren Kryeziu realizoi për 1-0. Ndërsa në fillim të pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 52-të, Haxhiu shënoi golin e dytë, duke ia lehtësuar skuadrës së tij rrugën drejt fitores.

Edhe pse ndeshja ishte e baraspeshuar sa i përket posedimit të topit, me Malishevën që kishte 51 për qind dhe Drenicën 49 për qind, vendasit nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara.

Drenica regjistroi dhjetë goditje drejt portës, ndërsa Malisheva nëntë, por efikasiteti para portës bëri dallimin në këtë përballje.

Me këtë triumf, Malisheva vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 26 pikë, tri më shumë se Prishtina, e cila ka dy ndeshje më pak dhe të dielën përballet me Dritën.

Në anën tjetër, Drenica mbetet në vendin e shtatë me 11 pikë, pas humbjes në shtëpi.

Burimi: RTKLive