Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

Written by

in

Malisheva triumfon në Gjilan, Drita në krizë golash

Malisheva ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Dritës, duke triumfuar me rezultat 0-1 në Gjilan, për t’u ngjitur përkohësisht në pozitën e parë të tabelës me 19 pikë.

Hero i mysafirëve ishte Gjemal Ibishi, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 57-të, duke ia siguruar Malishevës tri pikë të arta.

Në anën tjetër, Drita krijoi më shumë raste shënimi, por sërish vuajti mungesën e efikasitetit para portës kundërshtare.

Skuadra gjilanase nuk arriti të shënojë për ndeshjen e tretë radhazi, duke e thelluar problemin me realizimin e golave.

Pas kësaj humbjeje, Drita mbetet me 11 pikë, ndërsa Malisheva kalon përkohësisht në krye të tabelës me 19 pikë.