Man City deklason Liverpoolin në derbin e madh anglez

Man City deklason Liverpoolin në derbin e madh anglez

Written by

in

Skuadra e Cityt tregoi forcën e saj në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar përparësinë numerike dhe duke realizuar tri gola për të marrë një fitore të rëndësishme.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme, me pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Liverpooli u përpoq të krijonte epërsi, por portieri Gianluigi Donnarumma ishte në nivel të lartë, duke ndalur disa goditje të vendasve.

Pas pushimit, “Të Kuqtë” e nisën më mirë dhe krijuan disa mundësi shënimi, por nuk arritën ta gjenin rrugën drejt golit.

Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi kur Ryan Gravenberch u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja, duke e lënë Liverpoolin me dhjetë futbollistë.

Manchester City e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike. Erling Haaland zhbllokoi rezultatin, duke e dërguar topin në rrjetë pas një aksioni të ndërtuar nga Jeremy Doku.

Vetëm pak minuta më vonë, Doku realizoi një gol të bukur me goditje të fuqishme nga distanca, duke e dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Fitoren e Cityt e vulosi Rayan Cherki në minutën e 78-të, pas një aksioni të bukur ekipor, duke vendosur rezultatin përfundimtar 3:0.

Kjo fitore përbën një sukses të rëndësishëm për Manchester Cityn, ndërsa Liverpooli pësoi një humbje të rëndë para tifozëve të vet, duke e vazhduar serinë negative në ndeshjet e para të kampionatit në shtëpi.

Burimi: RTKLive