Man Utd do një sulmues me përvojë në Ligën Premier gjatë janarit, etiketon tre emra

Man Utd do një sulmues me përvojë në Ligën Premier gjatë janarit, etiketon tre emra

Written by

in

Manchester United po planifikon të nënshkruajë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit 2027, me klubin që i jep përparësi një sulmuesi me përvojë në Ligën Premier.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford duan të përforcohen në qendër të sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë kanë etiketuar tre emra të njohur.

Sipas Fabrizio Romanos, Djajtë e Kuq pritet të jenë aktivë në tregun e transferimeve, me Dominic Calvert-Lewin, Jean-Philippe Mateta dhe Ivan Toney midis lojtarëve që po merren në konsideratë.

I vetmi sulmues natyral që aktualisht është në dispozicion të Michael Carrick është Joshua Zirkzee, por holandezi nuk është një lojtar kyç në skuadër. Ai ka bërë vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke luajtur gjithsej 244 minuta dhe duke shënuar një gol.

Benjamin Sesko aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, ndërsa Carrick ka preferuar të përdorë Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo në pozicionin e qendërsulmuesit. Sipas raporteve të fundit, Sesko nuk pritet të kthehet deri në janar. /Telegrafi/