Manchester United kontakton Didier Deschamps për stolin

Manchester United kontakton Didier Deschamps për stolin

Written by

in

Manchester United kontakton Didier Deschamps për stolin

Klubi i madh anglez Manchester United ka filluar kërkimet për një timonier të ri dhe ka kontaktuar zyrtarisht strategun francez Didier Deschamps.

Drejtuesit e skuadrës nga Manchester po shqyrtojnë disa alternativa për të zëvendësuar teknikun aktual Michael Carrick, i cili ndodhet nën një presion të madh dhe rrezikon shkarkimin.

Sidoqoftë, burimet pranë trajnerit bëjnë me dije se Deschamps nuk është i bindur nga projekti dhe situata aktuale që po mbretëron te Djajtë e Kuq.

Edhe pse është i gatshëm të dëgjojë propozime të reja, tekniku francez nuk ka ndërmend të nxitohet. Ai thuhet se preferon të presë deri në përfundim të sezonit aktual dhe të rikthehet në menaxhim gjatë verës së ardhshme.